Dje me datë 27 prill 2022 në fshatin Terpezë të komunës së Malishevës ka ndodhur një rast i grabitjes.
Aty dy të panjohur kanë grabitur shtetasin e Turqisë. Fillimisht atij i janë paraqitur si policë e më pas gjatë kontrollit të veturës i kanë marrë një çantë në të cilën shtetasi turk kishte një shumë të konsiderueshme parash, si dhe telefonin, transmeton FolDrejt.
“Viktima mashkull shtetas i Turqisë, ka raportuar se derisa ishte duke udhëtuar me veturë, është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur njeri prej tyre ishte prezantuar si polic dhe gjatë kontrollit të veturës, i kanë marrë një çantë në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash, telefonin dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.