Në fshatin Terpezë të Malishevës me datën 27.02.2021 është raportuar se në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Rasti është cilësuar si Përdorim i armës apo mjetit të rrëzikshëm, raporton policia.
“Është raportuar se në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë. I dyshuari i cili dyshohet se ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij dhe i njëjti është i njohur për policinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.