Në fshatin Topanicë të Kamenicës është iniciuar rasti “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik”, 15,000 euro i merren viktimës nga llogaria bankare.
Rasti tashmë është duke u hetuar, bën me dije policia.
“Me 06.06.2022 me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si më lart ku ankuesi ka raportuar në polici se i janë keqpërdorë (marrë) paratë nga llogaria e tij bankare në vlerë 15.000€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, përcjell Fol Drejt.