Samiti i Ballkanit Perëndimor kushtuar temave të mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes do të mbahet nga 26 deri më 28 prill 2023 në Porto Montenegro, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Samiti i ESG-së për Ballkanin Perëndimor do të mbledhë mbi 400 përfaqësues të rangut të lartë të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe liderë të komuniteteve të biznesit në rajon dhe në botë, thuhet në faqen e Qeverisë.
“Samiti do të ofrojë një platformë për dialog konstruktiv për mundësitë për tërheqjen e investimeve dhe rritje më të shpejtë ekonomike të vendeve të rajonit, përmes miratimit të standardeve të qëndrueshme të biznesit dhe zhvillimit të inovacioneve dhe teknologjive të gjelbra”, thuhet në njoftim.
Samiti organizohet nga “Sustineri Partners” dhe Porto Montenegro nën kujdesin e Qeverisë së Malit të Zi, shkruan RTCG. /FolDrejt/