Në fundjavë një vorbull ciklonike me masa të ftohta polare nga verilindja e kontinentit do të depërtojë shpejt mbi rajon, ku në fillim ditën e premte, paraprakisht do të sjellë reshje shiu, e më vonë natën dhe të shtunën në mëngjes edhe reshje të dobëta bore. E nga mbrëmja e së shtunës priten kthjellime, por që do të mbajë mot i acartë dhe me erë, e temperaturat do të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare..
Vlerat e cilësisë së ajrit edhe në ditët në vijim mbesin të larta, ku në orët e mbrëmjes do të rriten edhe në të pashëndetshme. Mirëpo, me erërat që pritet të fryjnë në fundjavë, pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, ku vlerat do të zbresin edhe në të mira.
22.02 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu. Më vonë në mbrëmje reshjet e shiut shndërrohen në borë.
23.02-24.02 – Të shtunën acar me erë. Në mëngjes reshje të dobëta bore, e ditën vranësira dhe diell, vende-vende fjolla bore. Në mbrëmje priten kthjellime. Ditën e diel, mot i kthjellët, shumë i ftohtë dhe me erë.
25.02 – Ftohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -8C, e ato maksimale nga 10C deri në -2C. Në fundjavë, për shkak të erës së fuqishme ndjeshmëria subjektive e temperaturës do të zbres edhe deri në -15C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga veriu dhe jugperëndimi 1-4m/s, e në fundjavë do të fryj erë e fuqishme nga veriu-verilindja 7-14m/s..
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por do të mbetet mbi vlera normale.