Në Fushë Kosovë tre të dyshuar e kanë futur në një shtëpi të braktisur viktimën mashkull kosovar, ku pastaj e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim i kanë marr një telefon celular.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“F. Kosovë, 10.03.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë, viktimën mashkull kosovar e kanë futur në një shtëpi të braktisur dhe duke e sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim i kanë marr një telefon celular. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.