Në Gjakovë është raportuar një rast nga viktima femër kosovare e cila ka thënë se babai i saj e ka ofenduar së pari pastaj e ka sulmuar fizikisht atë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas këtij rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mësohet se i dyshuari ka probleme psikike.
“Gjakovë 23.04.2022–14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor pasi që ka probleme psikike. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.