Dje me datë 02.04.2022 në qytetin e Gjakovës në ora 16:18 është raportuar se një burrë i dehur ka sulmuar fizikisht dy femra kosovare dhe një mashkull kosovar, të cilët kanë përfunduar duke kërkuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy femra dhe një mashkull kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.