Në Gjakovë dy femra kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëra tjetrën, ku nga lëndimet kanë pranuar tretman mjekësor pastaj.
Njëra nga vajzat është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë, kurse tjetra është liruar, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuara femra kosovare kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën. Të dyshuarat kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit njëra e dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetra lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/