Në qytetin e Gjakovës janë arrestuar vjehrri dhe dhëndri si pasojë e një rrahjeje që e kanë pasur mes vete.
Lëndime këtu ka pësuar edhe vajza e cila është sulmuar nga babai i saj, thuhet në raport, përcjell FolDrejt.
“Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.