Në qytetin e Gjilanit dje me datë 28.03.2022 rreth orës 14:00 babai ka raportuar vajzën e tij të zhdukur.
Ai ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, kurse rasti tashmë është duke u hetuar nga policia, transmeton FolDrejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovar-vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjell FolDrejt.