Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: ngasja në gjendje të pa aftë apo të dehur dhe rrezikimi i trafikut publik.
Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.10.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.11.2021, ndaj të pandehurve.
Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se dy të pandehurit janë shtetas të huaj dhe nuk kanë vendqëndrim në Republikën e Kosovës, andaj me lënien në liri të njëjtin mund të jenë të pakapshëm për organet e ndjekjes, në këtë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e hetimeve dhe të procedurës, e gjatë kësaj faze duhet të merren një mori provash si dëgjimi i dëshmitarëve, të pandehurve por edhe të merren ekspertiza për shkallën dhe natyrën e lëndimeve dhe ekspertiza e komunikacionit dhe prova të tjera. Raporton telegrafi.com percjell Foldrejt.com