Një person i maskuar është futur me armë në dorë në një lokal në Gjilan, ai ka thyer një xham të sportelit dhe më pas është larguar.
Policia rastin e ka cilësuar si Grabitje në Tentativë, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës kishte hyrë një i person i maskuar me armë në dorë duke kërkuar para. I njëjti kishte thyer një xham të sportelit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon tek njësitë kompetente për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.