Në 53 vitet e fundit, ngrohja globale ka çuar në shkrirjen e 56 për qind të sipërfaqes së akullnajave peruane, duke rezultuar në formimin e liqeneve të rinj akullnajorë, njoftoi Ministria e Mjedisit e Perusë.
“Që nga viti 1962, Andet peruane kanë humbur 1348 kilometra katrorë sipërfaqe akullnajore, që paraqet një humbje prej 56 për qind”, thuhet në deklaratë, transmeton Figaro.
Ai shtoi se akullnaja Pastoruri, e konsideruar si një nga xhevahiret e Parkut Kombëtar Huascaran, kishte humbur më shumë se 50 për qind të sipërfaqes së saj.