Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në polici, njëri është në komunën e Hanit të Elezit, kurse tjetri në komunën e Ferizajt
Rastet kanë ndodhur dje ku në rastin e parë në komunën e Hanit të Elezit, djali e ka sulmuar nënën e tij, kurse në komunën e Ferizajt djali e ka sulmuar babain e tij. Në të dy rastet djemtë si të dyshuar për sulm janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ky është raporti i policisë për këto dy raste, përcjell Fol Drejt:
“Hani Elezit, 30.04.2022-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
“Ferizaj, 30.04.2022-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./FolDrejt/