Sot në hapësirën e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës, u hap ekspozita: “Prishtinë, Mish Mash”.
Për këtë u njoftua në faqen e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës në rrjetin social Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Ekspozita, me propozime të dizajnit urban nga studentët e Vienna Technican University – Instituti i Dizajnit Urban, është organizuar nga Ambasada e Austrisë, mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe @TAG.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 18 mars, në ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardani””, thuhet në njoftim./FolDrejt/