Në fshatin Hogosht të Kamenicës dyshohet se një hajn ka depërtuar në shtëpinë e ankueses femër kosovare.
Ai dyshohet se i mori asaj me dhunë portofolin nga çanta e saj dhe në ikje e sipër nga shtëpia e kishte sulmuar atë, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj një i dyshuar i panjohur ka hyrë brenda shtëpisë dhe nga aty ka arrit të marr portofolin nga çanta e saj. I njëjti duke dal jashtë e kishte sulmuar ankuesen dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.