Pas fillimit të mësimit për filloristët në Danimarkë dhe pas paralajmërimeve të fillimit gradual të mësimit në Gjermani dhe Austri (15 maj), një lajm i mrekullueshëm vjen edhe nga vendi i tulipanëve.
Prej në 11 maj filloristët do fillojnë mësimin në Hollandi, shkruan foldrejt.com, deklaratën e kryeministrit Mark Rutte. Shkollat e mesme priten të fillojnë në 1 dhe 2 qershor, kurse përballjet futbollistike nuk do fillojnë përpara shtatorit.
Rutte mendon se fillimi i shkollës fillore do lehtësojë edhe punën e prindërve./Foldrejt.com