Caffè Florian është një lloj muzeu në Venedik, pasi ajo vlen si kafeja më e vjetër e botës. Është e hapur prej 1720. Sa e rëndësishme është ajo, mjafton të përmendet se aty kanë qenë Goethe dhe Wagner. Por Venediku është ndër qytetet e para italiane të prekur me virusin dhe përveç ndalimit të tubimeve nga qytetarët, janë ndaluar edhe hyrje-daljet. Shefi i lokalit, Marco Paolini, dyshon nëse kriza e Koronës do mund ta tejkalonte biznesi i tij, informon foldrejt.com.
“Unë e ndjeva krizën prej përpara tre javësh kur qeveria mbylli karnavalin përpara kohe. Ne dërguam dy të tretat e punëtorëve në pushim, kurse javëve të fundit nuk kishim aspak klientë, edhe përpara se të izolohej veriu i Italisë. Tashmë nga e hëna lokali qëndron i mbyllur dhe humbjet llogariten deri gjysëm milion euro,” thotë Paolini për SPIEGEL, duke pasur dyshim nëse do rikuperohen humbjet. “Një ngjarje e tillë nuk është parë asnjëherë në historinë 300 vjeçare të lokalit tonë”.