Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se si pasojë e sulmit ajror ndaj elementëve që ndodhen në rajonin e Idlibit në Siri për të siguruar armëpushimin, janë martirizuar 2 ushtarë ndërsa janë plagosur 5 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një deklarate nga llogaria e saj në Twitter, ministria turke bëri të ditur se janë vënë dhe vazhdojnë të vendosen nën shenjestrën e zjarrit objektivat e përcaktuara në Idlib.
“Ashtu si deri më sot nuk kemi lënë dhe nuk do të lëmë pa kundërpërgjigje për gjakun e dëshmorëve tanë. Urojmë mëshirën e Allahut mbi dëshmorët tanë të dashur që kanë humbur jetën. Shprehim ngushëllimet për familjet e pikëlluara, TKS-në dhe popullin tonë si dhe u urojmë durim dhe shërim të shpejtë personelit tonë të plagosur. Sipas informacioneve të marra nga burime të ndryshme në rajonin e Idlibit, janë neutralizuar mbi 50 elementë të regjimit dhe janë shkatërruar 5 tanke, 2 tranportues të blinduar, 2 mjete pikap të armatosura dhe 1 obus”, thuhet në deklaratën e ministrisë.