Sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan marrin pjesë 21 krerë shtetesh dhe 13 kryeministra, si dhe zyrtarë të tjerë nga e gjithë bota.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen në inaugurim nga ambasadori në Ankara, Jeff Flake, i cili gjatë fushatës zgjedhore në Turqi, vizitoi kandidatin presidencial të opozitës, Kemal Kilicdaroglu.
Siç raporton faqja turke Haberler, Erdogan me atë rast i tha atij: “Mendo pak. Ti je ambasadori. Bashkëbiseduesi juaj këtu është presidenti. Ju do ta dini vendin tuaj.” /FolDrejt/