Ministri i Policisë së Utarakandës, Amit Shah tha se të plagosurit po transferohen në spitalet më të afërta.
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën sot kur një autobus me 29 pasagjerë ra në një grykë në shtetin verior të Indisë Utarakand, thanë autoritetet lokale.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, deri më tani kemi arritur të shpëtojmë shtatë persona. Incidenti ka ndodhur afër Damta në rrethin Utarakashi. Autobusi po shkonte për në Jamunotri, në të ishin 29 pasagjerë”, shtuan zyrtarët e policisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.