Në komunën e Istogut katër meshkuj kosovarë kanë ofenduar fillimisht e pastaj edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Raportohet se në këtë rast të lënduar nuk ka, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar zyrtaret policorë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.