Në Istog dyshohet se një person i dehur ka kanosur dy policë të cilët ishin në detyrë gjatë rastit.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Istog 02.12.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dy zyrtarë policor në detyrë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton FolDrejt.