Meloni udhëhoqi një aleancë të partive konservatore që fituan zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 shtator.
Kryetari i partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgio Meloni, ka pranuar mandatin për të formuar qeverinë e ardhshme italiane, tha sot një zyrtar i presidencës italiane, Ugo Campetti.
Kjo i hapi rrugën asaj për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vendin e saj, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.