Viti 2022, i cili po përfundon, ishte më i nxehti në Itali që nga viti 1800, kur filluan matjet e temperaturës, njoftoi të martën Qendra Kombëtare e Kërkimeve të Italisë.
Temperaturat e larta të regjistruara në dhjetor 2022 janë në përputhje me 11 muajt e mbetur, sipas klimatologut të Qendrës Bernardo Gozzini.
Rekordi vjetor i referohet temperaturave të larta dhe mesatare, tha Gocsini, ndërsa rekordi i temperaturës së ulët u vendos në vitin 2018.
Në natën e ndërrimit të viteve në të gjithë vendin pritet që temperaturat të jenë deri në gjashtë gradë Celsius mbi mesataren.
Italia përjetoi këtë vit thatësirën më të madhe në 70 vjet për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe mungesës së reshjeve gjatë gjithë vitit.
Thatësira shkaktoi një humbje prej gjashtë miliardë eurosh, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, sipas Coldiretti, organizata më e madhe e fermerëve në nivel kombëtar dhe evropian me një milion e gjysmë anëtarë./FolDrejt/