Papa Françesku vlerësoi se racizmi qëndron pas faktit që shumë vende shprehin një mirëseardhje më të madhe për refugjatët nga Ukraina e shkatërruar nga lufta sesa për ata nga pjesët e tjera të botës.
Duke folur për televizionin italian RAI, Papa tha se më të dobëtit kanë pësuar gjithmonë më shumë në luftëra.
“Refugjatët janë të ndarë. Klasi i parë, klasa e dytë, sipas ngjyrës së lëkurës, qoftë nga një vend i zhvilluar apo i pazhvilluar. Ne jemi racistë dhe kjo është e keqe”, tha Papa Françesku./FolDrejt/