Në Kaçanik një femër kosovare, punonjese në bankë, ka raportuar se ka pranuar 50 dollarë dhe 61 monedha të falsifikuara.
Paratë janë dërguar në ekzaminim, kurse rasti po hetohet, njofton policia.
“Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 50 dollar dhe gjashtëdhjetë e një (61) monedha të metalta nga 2€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.