Një stuhi e re, e shoqëruar me rrebeshe, bubullima dhe erëra të forta, ka prekur sot shtetin amerikan të Kalifornisë, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe ku është ndërprerë qarkullimi dhe është shtuar rreziku për përmbytje.
Në pjesën veriore të atij shteti amerikan, u urdhëruan evakuime pasi lumenjtë dhe përrenjtë u frynë dhe disa autostrada kryesore u përmbytën, raporton Zëri i Amerikës.
Në kontenë Santa Cruz, një përrua i fryrë la një pjesë të një rruge kryesore në qytetin e Sockwell, me një popullsi prej 10,000 banorësh, duke bllokuar disa lagje./FolDrejt/