Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur një zjarr në fshatin Karaqevë e eperme të Kamenicës, ku është përfshirë një hapësirë e madhe e pyllit dhe pjesa tjetër është fushë me bari e shkurre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin, njofton policia.
“Fsh. Karaqevë e epërme , Kamenicë 21.03.2022-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur një zjarr, ku është përfshirë një hapësirë e madhe e pyllit dhe pjesa tjetër është fushë me bari e shkurre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin .Lidhur me rastin është njoftuar prokurori . Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.