Një diskutim publik për Kosovën në të cilin do të marrin pjesë të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian – Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do të organizohet sot në Këshillin Atlantik, shkruan Fol Drejt.
Me fillim nga ora 15:00, sipas njoftimit të Këshillit Atlantik, në qendër të diskutimit do të vihet çështja e progresit në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Më 14 qershor, forcat serbe arrestuan tre policë të Kosovës, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalime të paligjshme kufitare.
Si kundërpërgjigje, kryeministri i Kosovës Kurti ka ndaluar hyrjen në territor të automjeteve me targa serbe. Më herët, popullsia shumicë serbe në veri të Kosovës bojkotoi zgjedhjet lokale komunale në prill për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth targave të veturave, duke rezultuar në fitoren e kandidatëve shqiptarë të Kosovës me vetëm 3.5 për qind pjesëmarrje në votues” – thuhet në njoftim.
Më pas teksti i kushton vëmendje përshkallëzimit të situatës pasi kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore, “nën mbrojtjen e posaçme të policisë, hynë në ndërtesat komunale dhe disa ditë më vonë u shkaktuan lëndime trupave paqeruajtëse të NATO-s.”
Ua kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Britania e Madhe dhe disa vende të tjera, i kanë kërkuar Serbisë lirimin pa kushte të policëve të rrëmbyer. Megjithatë, Beogradi zyrtar nuk ka dhënë shenja se është duke bërë diçka në atë drejtim./FolDrejt/