Mason Greenwood do të qëndrojë në burg deri në seancën e ardhshme gjyqësore, e cila do të zhvillohet më 21 nëntor.
Gjyqtari i rrethit vendosi se sulmuesi i Manchester United i akuzuar për përdhunim “në mënyrë të vazhdueshme dhe flagrante” ka shkelur kushtet e lirimit me kusht.
21-vjeçari është larguar nga salla e gjyqit i shoqëruar nga efektivë të policisë.
Greenwood u arrestua fillimisht në janar dhe më pas u lirua me kusht. Sulmuesi mbetet i pezulluar nga Manchester United, por klubi po monitoron nga afër situatën.