Në fund të 2018 në qytetin zviceran Romanshorn jetonin 1.76 përqind ose 192 persona më shumë sesa vitin e kaluar – konkretisht 11’087 banorë. Prej tyre, katër banorë kishin mbi 100 vjet, shkruan nauch.ch,
Ky qytet zviceran vijon të rritet nga viti në vit. Sa u takon origjinës së banorëve, 69.2 përqind janë zviceranë, kurse 30.8 përqind të huaj ose 3417 persona prej 37 kombësive të ndryshme, përcjell foldrejt.com.
Shumica e të huajve janë nga Gjermania (726 persona), ndjekur nga Maqedonia (644) dhe Italia (353). Për dallim nga vendbanimet tjera helvete, interesante që kosovarët në këtë qytet nuk janë në Top 5 të huajt me numrin më të madh./Foldrejt.com