Detyrimi për maskat mbetet në transportin publik dhe qendrat shëndetësore.
Franca ka vazhduar të heqë masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri(COVD-19), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Prej ditës së sotme në Francë është hequr masa e detyrimit të maskave në ambiente të mbyllura dhe certifikata e vaksinimit kundër koronavirusit.
Maskat janë ende të detyrueshme në transportin publik dhe qendrat shëndetësore.
Në Francë, më 28 shkurt u paralajmërua heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës në shumë ambiente të mbyllura, si kafene, restorante, muze, teatro dhe kinema.
Numri më i madh i rasteve me COVID-19 është regjistruar në vend më 25 janar, 501.635.
Të dielën janë raportuar 60.422 raste në 24 orët e fundit.
Në Francë, 23,5 milionë njerëz kanë qenë pozitivë me koronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe 140.109 njerëz kanë vdekur si pasojë e infeksionit./FolDrejt/