Kryeministri Orban theksoi se një valë më e madhe e refugjatëve në Hungari pritet javën e ardhshme.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se pret që një valë më e madhe e refugjatëve nga Ukraina të mbërrijë në Hungari javën e ardhshme, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Orban, i cili ka vizituar kufirin hungarez-rumun, ka shkruar në rrjetin social Facebook se mijëra refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Hungari nga Rumania, si dhe përmes pikave kufitare me Ukrainën.
Orban theksoi se një valë më e madhe e refugjatëve në Hungari pritet javën e ardhshme, kështu që ai shtoi se do të vazhdojë të punojë për të shmangur bllokimet në pikat kufitare.
Këshilltari i kryeministrit hungarez Gyorgy Bakondi tha për televizionin M1 se 432.000 ukrainas hynë në Hungari nga 24 shkurti deri më 16 mars.
Bakondi deklaroi se rreth 900.000 ukrainas pritet të vijnë në Hungari./FolDrejt/