Sot në Brazil do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ku më shumë se 150 milionë njerëz do të zgjedhin presidentin e vendit, si dhe senatorët, këshilltarët dhe guvernatorët e shtetit.
Në zgjedhjet presidenciale në Brazil po marrin pjesë 11 kandidatë.
Fokusi padyshim do të jetë te zgjedhjet presidenciale, ku kandidatët kryesorë janë ish-kreu i shtetit Luiz Ignacio Lula da Silva dhe presidenti aktual, djathti Jair Bolsonaro.