Gjermania vijon të ketë nevojë urgjente për mjekë. Në klinikën Ebersberger Kreisklinik, prej muajin e ardhshëm do punësohen 18 persona nga Shqipëria. Lajmi konfirmohet nga vetë drejtuesi teknik i spitalit gjerman Stefan Huber për median gjermane Süddeutsche Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Sipas Huber, punëtorët është dashur të punësohen prej shumë muajsh më parë, por sistemimi i tyre nëpër apartamente po merr kohë. Kjo është tashmë është zgjidhur dhe do “përfundohet prej muajin e ardhshëm.”
Për shkak të nevojave për punëtorë të rinj, Gjermania kohëve të fundit po punëson edhe të huaj që nuk e dinë mirë gjermanishten, por mjafton të jenë profesionalë në drejtimet e tyre./Foldrejt.com