Udhëheqësi i New Yorkut, Eric Adams tha se tani e tutje, thirrja e ezanit mund të bëhet me altoparlantë gjatë namazit të xhumasë dhe gjatë iftarit në muajin e Ramazanit.
“Ne po heqim burokracinë dhe themi hapur se nëse jeni në ndonjë ritual apo vend adhurimi, nuk keni nevojë të kërkoni leje për thirrjen në namazin e së Premtes më me zë të lartë”, tha Adams, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në takimin, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ndryshme të xhamive dhe fondacioneve muslimane, Adams u tha pjesëmarrësve: “Ju jeni të lirë të praktikoni besimin tuaj në New York. Jam krenar, që më në fund sot u bë”.
Adams tha se Islami, ashtu si Krishterimi, Judaizmi dhe fetë e tjera, është element i rëndësishëm i kulturës së New Yorkut dhe se xhamitë janë ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.
Ai u shpreh se New Yorku është pionier në shumë fusha për sa i përket lirive dhe të drejtave. Kryetari Adams theksoi se ata i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë siç parashikon ligji dhe se nuk i ndryshojnë rregullat që favorizojnë dikë apo ndonjë grup.
Në përputhje me vendimin e marrë nga qyteti i New Yorkut, ezani do të thirret ditën e parë të premten e ardhshme me kusht që të jetë në një “nivel të arsyeshëm”./FolDrejt/