Në Klinë është raportuar një rast i cilësuar nga policia si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.
Aty ankuesi mashkull kosovar është ankuar se i është dëmtuar varri i një familjari, përcjell Fol Drejt.
#Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar pllaka e një varri të një familjari të tij. Ankuesi nuk dyshon në askënd, njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.