Në Kllokot, dje me datë 22.05.2022 rreth orës 01:10 është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën “Dhunim”.
Rastin e ka paraqitur në polici nëna e viktimës, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare. Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.