SHBA nuk i pakësojnë, por i shtojnë trupat e përhershme në Gjermani, megjithë vëmendjen ndaj Azisë. Gjermania përfiton sërish nga gjeopolitika, këtë herë sepse nuk është në vijën e parë të frontit, shkruan Auron Dodi.
Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër ku ndaloi për herë të parë në Evropë ministri i ri amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Në Berlin ai qëndroi madje para se të vizitonte NATO-n, në Bruksel. Mbi të gjitha Austin solli në Gjermani një lajm të vlerësuar: administrata Biden jo vetëm që e ndaloivendimin e paraardhësit Trump për të tërhequr një të tretën e ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani. Pra “tërheqja u ndërpre”, siç u shpreh Austin.
Por Bideni madje e ktheu në të kundërtën vendimin e Trumpit. Austin njoftoi të martën (13.04.) në Berlin se SHBA do të stacionojnë edhe 500 ushtarë të tjerë “në mënyrë të përhershme” në Gjermani.