Në Komoran të Drenasit është arrestuar një burrë i cili dyshohet se kërcenoi me vrasje viktimën mashkull kosovar pasi ai më parë kishte punuar në shtëpinë e kërcenuesit dhe këtij të fundit nuk i kishin pëlqyer punimet në shtëpinë e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse rasti po vazhdon te hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.