Gjatë Kongresit të Arsimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur respektin e madh që ka ndaj mësuesve, ku i quan ata si pasuria me vlerë tepër të madhe dhe i premton atyre rritjen e rrogës.
“Shpreh të gjithë respektin mësueseve të gjithë Shqipërisë sepse janë realisht një pasuri vlera e së cilës është shumë herë më e madhe sesa sot shoqëria arrin ta çmojë dhe natyrisht shumë herë më e madhe sesa ne si qeveri arrijmë ta vlerësojmë”.
“Megjithatë ne i kemi rritur dhe do vazhdojmë t’i rrisim pagat me objektivin që mësueset në radhë të parë pastaj mësuesit të jenë gjithmonë dhe më të lehtësuar dhe që puna e tyre që është shumë e tepërt sesa orët që kalojnë në shkollë të jetë gjithmonë dhe më e vlerësuar”, është shprehur Rama. /tvklan.al/