Në fshatin Koretin të Kamenicë është raportuar një rast i transportimit ilegal të kafshëve.
“Njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në automjet kishte pas të ngarkuara katër krerë gjedhe. I dyshuari kishte bërë transportin e gjedheve pa dokumente përkatëse flete transportin dhe fletë dezinfektimin e automjetit. Lënda e kompletuar i procedohet AUV-it për procedim të mëtutjeshëm, i dyshuari me automjet me gjedhe është liruar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.