Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve, ka thënë se nuk ka arsye për rritje të çmimit të miellit, meqë në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë, transmeton Fol Drejt.
Në një konferencë të përbashkët për media, në të cilën mori pjesë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ai tha se si shoqatë, janë kundër abuzimit me çmimet e miellit.
“Jemi kundër abuzimit të çmimeve, duhet të jemi më vigjilentë dhe të mos e shfrytëzojmë situatën aktuale për t’i rritur çmimet pa nevojë. Jemi në një situatë akute, por mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim e as rritje të çmimeve”.
Në Kosovë, aktualisht, është duke u zhvilluar fushata e korje-shirjeve, ndërsa pritet që rendimentet këtë verë, të jenë të kënaqshme./FolDrejt/