Qeveria miratoi vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë
“Në mbledhjen e 16 shtatorit 2021, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të parën në historinë e dy shteteve tona të pavarura, nënshkruam 11 marrëveshje bashkëpunimi për mërgatën, turizmin, energjinë, ekonominë, ndërmarrësinë e inovacionin, sigurinë, transportin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit, sot u miratua formimi i Komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën Prizren –Tetovë , një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Raporton Alsat.mk percjell Foldrejt.com