Në Krushevë të Dragashit mashkulli i mitur, shtetas i Shqipërisë, e ka kaluar kufirin ilegalisht për në Republikën e Kosovës.
Ai me vendim të prokurorit, pas intervistimit është deportuar për në Shqipëri.
“Fsh. Krushevë, Dragash, 13.03.2022-13:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull ( i mitur) shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri- R. Kosovë. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është deportuar për në Shqipëri”, raporton policia, përcjell FolDrejt.