Në Kukës të Shqipërisë, rreth 200 punëtorë shëndetësorë të Kosovës pritet të shtunën të vaksinohen kundër koronavirusit, tha për Radion Evropa e Lirë, Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikalistëve të Shëndetësisës së Kosovës (FSSHK).
Imunizimi është duke u bërë me vaksinën e AstraZenecas, e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Shqipëria në muajin mars është furnizuar me 38.400 doza të vaksinës së AstraZenecas.
Javën e kaluar, (20-21 mars) në një qendër vaksinimi në Kukës është imunizuar grupi i parë i parë i punëtorëve shëndetësorë në Kosovë.
“Ata që janë vaksinuar nuk kanë pasur asnjë ankesë, përveç në ditën e parë – reaksione normale si në marrjen e çdo lloji të vaksinës. Kurse, ankesa kolaterale nuk kanë pasur”, tha ai.