Rusia ka nisur sot referendumet në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.
Udhëheqësit e G7, shtatë kombet më të industrializuara, dënuan sot “referendumet e rreme” të Rusisë në territoret e pushtuara në Ukrainë , duke thënë se kjo ishte një përpjekje e Moskës për të krijuar një pretekst “të rremë” për ndryshimin e regjimit ukrainas, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
” Ne kurrë nuk do t’i njohim këto referendume që duket se janë një hap drejt aneksimit me Rusinë dhe nuk do ta njohim kurrë aneksimin e supozuar nëse ai ndodh,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Rusia ka nisur sot referendumet në Donbass(Donetsk dhe Luhansk), Kherson dhe Zaporizhia me qëllim të aneksimit të këtyre zonave. Kyiv i ka quajtur referendumet një mashtrim, duke pretenduar se banorët kërcënohen me ndëshkim nëse nuk votojnë në to./FolDrejt/