Në Kuvend është duke u diskutuar për çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka akuzuar qeverinë në këtë pikë, transmeton Fol Drejt.
Sipas deputetit Ferat Shala, raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ku parashihet rritja e çmimit të energjisë, duhet të kthehet në pikën zero.
“Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga qeveria ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së. Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale” – ka thënë Shala.
Situata, sipas Shalës, është emergjente. Rritja e çmimit të energjisë, do të ndikojë direkt në rritjen e inflacionit. Për më keq, sipas tij, Qeveria e Kosovës, nuk parasheh rritje të pagave./FolDrejt/